Ndërlidhjet

Ushtria ukrainase vazhdon ofensivën në lindje


Ukrainë

Ukrainë

Forcat qeveritare të Ukrainës kanë vazhduar ofensivën ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare, Andriy Lysenko, ka thënë se katër ushtarë ukrainas janë vrarë, derisa ushtria ka kryer mbi 100 sulme ndaj pozicioneve të rebelëve.

Kryetari i Kuvendit, Oleksandr Turchynov, u ka thënë ligjvënësve “se aksionet e ushtrisë janë efektive dhe kanë rezultate”.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka dhënë fund armëpushimit 10-ditësh më 30 qershor.

Zëdhënësja e Deparatamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Poroshenko “ka të drejtë të mbrojë vendin e tij”.

Por, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vendimi i Poroshenkos “ka nisur një cikël të ri të gjakderdhjes”.

XS
SM
MD
LG