Ndërlidhjet

Hollande: Sarkozy, tash për tash, i pafajshëm


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se paraardhësi i tij, Nicolas Sarkozy, duhet të shihet si i pafajshëm derisa të mos shpallet fajtor.

Sarkozy është akuzuar për korrupsion dhe për ndikim në një hetim penal, pasi është marrë në pyetje për 15 orë.

Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit francez të dërgohet në paraburgim.

Raportet thonë se Sarkozy, 59 vjeç, dyshohet se ka marrë informacione nga një gjyqtar rreth zhvillimit të një hetimi.

Ai po ashtu dyshohet se është paralajmëruar se telefoni i tij mobil është përgjuar nga gjykatësit që kanë hetuar dyshimet për financimin e fushatës së tij zgjedhore më 2007 nga ish-diktatori i Libisë, Muammar Qaddafi.

XS
SM
MD
LG