Ndërlidhjet

ÇOHU! kundërshton kontratën për Rrugën 6


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!, ka vlerësuar se vendimi i fundit i Qeverisë në largim të Kosovës, rreth nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës 'Prishtinë-Hani i Elezit', Rruga 6, “është në kundërshtim me logjikën e një qeverie në largim dhe përbën vendim jo të drejtë në aspektin e qeverisjes”.

ÇOHU! gjykon se një vendim si ky, i marrë nga një qeveri në largim, “tregon shumë qartë se kjo kontratë është nënshkruar me nguti, me mungesë të thellë të transparencës dhe pa konsideruar standardet minimale të përfshirjes së publikut në vendimmarrje”.

Për ndërtimin e kësaj autostrade, qeveria në largim ka nënshkruar kontratë me konsorciumin amerikano-turk, Bechtel/Enka.

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG