Ndërlidhjet

logo-print

Maliki: Kalifati, kërcënim për gjithë rajonin


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka thënë se shpallja e kalifatit nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, është kërcënim për gjithë rajonin.

Militantët sunitë kanë shpallur shtetin islamik në territoret që kanë marrë nën kontroll në Irak dhe Siri.

Në adresimin e tij javor, Maliki ka thënë se një gjë e tillë “është mesazh për të gjitha shtetet e rajonit se tani janë brenda rrethit të kuq”.

Maliki ka thënë se “askush në Irak apo në shtetet fqinje nuk do të jetë i sigurt nga këto plane”.

Një një audio-mesazh të postuar në internet, lideri i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, Abu Bakr al-Baghdadi, u ka bërë thirrje myslimanëve në gjithë botën që të udhëtojnë drejt territoreve që grupi i tij ka pushtuar dhe të luftojnë për ndërtimin e shtetit islamik.

XS
SM
MD
LG