Ndërlidhjet

Shkatërrimi i kemikateve të Sirisë, në fazën finale


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Një anije daneze, me armë kimike nga Siria, është ankoruar në jug të Italisë.

Anija ka arritur në portin Gioia Tauro me qindra tonelata kemikate, që përfshijnë gaz mustard dhe lëndë të para për gazin sarin.

Materialet tani do të transferohen në një anije të marinës amerikane, e cila ka pajisje për neutralizimin e tyre.

Ky proces do të nisë pasi anija të lundrojë në det të hapur.

Siria është pajtuar që të shkatërrojë arsenalin e saj kimik vitin e kaluar.

Marrëveshja, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, është arritur pas kërcënimeve të SHBA-së me sulme ajrore në Siri.

XS
SM
MD
LG