Ndërlidhjet

logo-print

Astana do ekstradimin e diplomatëve të saj nga Gjermania


Kazakistan

Kazakistan

Kazakistani është duke punuar për ekstradimin e dy diplomatëve të tij nga Gjermania, ku ata janë duke shërbyer dënimin me burg për kontrabandë.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Erlan Idrisov, ka shkruar në Twiiter se po zhvillohen negociata me autoritetet gjermane për transferimin e ish-konsullit të përgjithshëm të Kazakistanit në Frankfurt, Akhat Alpysbaev, dhe të një bashkëpunëtori të tij në vendin e tyre.

Alpysbaev dhe shoku i tij, emri i të cilit nuk është përmendur, janë arrestuar në shtator nën dyshimet se kanë kontrabanduar cigare në Gjermani, duke përdorur shërbimet diplomatike të postës.

Hetuesit kanë thënë se dëmi që i është shkaktuar thesarit gjerman nga veprimet e diplomatëve kazakë është rreth 1.7 milion euro.

Në muajin prill, një gjykatë në Gjermani i ka dënuar të dy ata me nga 34 muaj burgim.

XS
SM
MD
LG