Ndërlidhjet

Arrestohet drejtori i aeroportit në Beograd


Beograd

Beograd

Autoritetet serbe kanë arrestuar sot drejtorin e përgjithshëm të aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, Velimir Radosavleviq, nën dyshimet se ka dëmtuar këtë ndërmarrje për 207,4 milionë dinarë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas burimit të njëjtë, i dyshuari ka nënshkruar marrëveshje në vitin 2010 me avio-kompaninë hungareze Viz Air për përdorimin e shërbimeve të aeroportit me çmim të lirë, përfshirë edhe reduktimin për 20 për qind të taksës për pasagjerët.

Radosavleviq është emëruar drejtor i përgjithshëm i aeroportit në Beograd në dhjetor të vitit 2009.

XS
SM
MD
LG