Ndërlidhjet

Kriza në Ukrainë “s’mund të zgjidhet pa armëpushim”


Frank-Walter Steinmeier (d) dhe Anders Fogh Rasmussen (m)
Frank-Walter Steinmeier (d) dhe Anders Fogh Rasmussen (m)

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se kriza në Ukrainë nuk mund të zgjidhet pa armëpushim.

Duke folur para bisedimeve në Berlin me homologët e tij nga Franca, Rusia dhe Ukraina, Steinmeier ka thënë se negociata mund të ketë vetëm kur “armët të heshtin”.

Ndaras nga ky zhvillim, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë në Berlin se veprimet e Rusisë në Ukrainë kërcënojnë paqen dhe sigurinë që është arritur pas rënies së Murit të Berlinit.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG