Ndërlidhjet

Rinisin bisedimet bërthamore për Iranin


Vjenë

Vjenë

Negociatorët nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore janë mbledhur në Vjenë, në përpjekje për të siguruar një marrëveshje të përhershme për programin bërthamor të Teheranit para 20 korrikut.

Gjashtë vendet – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania – duan që Irani të reduktojë programin e tij bërthamor, për të cilin dyshojnë se ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Irani, i cili është subjekt i sanksioneve të OKB-së dhe Perëndimt, thotë se aktivitetet e tij bërthamore janë tërësisht paqësore.

Para bisedimeve, ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, u ka bërë thirrje pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së si dhe Gjermanisë që të mos këmbëngulin në kërkesa të paarsyeshme dhe të papranueshme.

XS
SM
MD
LG