Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: Edhe me BE-në, edhe me Rusinë


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qëllim i politikës së jashtme të Serbisë është përmirësimi i pozitës ndërkombëtare të këtij vendi.

Andaj, sipas tij, janë të nevojshme sa më shumë komunikime të ndërsjella dhe interesa të përbashkët edhe me vendet e Bashkimit Evropian, edhe me Rusinë.

I pyetur nga gazetarët se cili është qëllimi i vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 7 dhe 8 korrik në Rusi, Daçiq ka thënë se ajo është plotësisht në përputhje me qëllimet e politikës së jashtme të Serbisë, të cilat janë edhe Bashkimi Evropian, edhe zhvillimi i marrdhënieve miqësore me vendet me të cilat Serbia ka interesa të përbashkët.

“Rusia është sigurisht vendi me të cilin kemi interesa të mëdha të përbashkët”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

XS
SM
MD
LG