Ndërlidhjet

Aeroplanët iranianë pozicionohen në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me seli në Londër, thotë se Irani ka furnizuar Irakun me aeroplanë luftarakë për t’iu ndihmuar forcave të tij që të luftojnë militantët islamikë.

I njëjti burim thotë se analizat e një videoje të publikuar nga autoritetet irakiane sugjerojnë se avionët Sukhoi që kanë arritur më 1 korrik, kanë origjinën nga Irani.

Joseph Dempsey, analist në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, ka thënë se është ende e paqartë se kush do të jetë përgjegjës për drejtimin e tyre.

Rusia më herët i ka dërguar Irakut avionë Su-25.

XS
SM
MD
LG