Ndërlidhjet

logo-print

SHBA sanksionon një anëtar të Dumës ruse


Uashington

Uashington

Departamenti amerikan i Thesarit ka vënë në listë të sanksioneve një anëtar të Dumës Ruse.

Ky departament ka thënë se Adam Sultanovich Delimkhanov vepron për ose në emër të Gafur Rakhimovit, anëtar kryesor i Rrethit të Vëllezërve, një rrjet multientik kriminal në Euroazi.

Ky veprim i Thesarit ngrin të gjitha asetet që Delimkhanov mund t’i ketë brenda juridiksionit të Shteteve të Bashkuara dhe ndalon çdo transaksion me të nga personat në SHBA.

Deklarata nuk jep detaje të tjera për aktivitetet e Delimkhanovit.

XS
SM
MD
LG