Ndërlidhjet

Pistorius rrezikon të bëjë vetëvrasje


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Vrapuesi olimpik, Oscar Pistorius, ka çrregullime të stresit post-traumatik dhe mund të ketë rrezik për vetëvrasje, thuhet në raportin e psikologut të paraqitur në gjyqin e tij për vrasje.

Raporti, i lexuar nga avokati i tij mbrojtës, thotë se Pistorius është i pikëlluar për të dashurën e tij të vrarë, Reeva Steenkamp.

Të hënën, në gjykatë është thënë se Pistorius nuk ka pasur çrregullime mendore kur ka vrarë Steenkampin në shkurt të vitit të kaluar.

Ai e mohon vrasjen e qëllimshme, duke thënë se e ka qëlluar atë pasi e ka ngatërruar me një hajdut.

Prokurori ka thënë se Pistorius e ka qëlluar qëllimisht Steenkampin, pas grindjes me të.

XS
SM
MD
LG