Ndërlidhjet

Së paku nëntë civilë janë raportuar të vdekur nga një sulm në një fshat të Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Separatistët pro-rusë kanë akuzuar ushtrinë ukrainase për granatimin dhe bombardimin e fshatit Luhanska.

Por, zyrtarët e Ukrainës kanë thënë se forcat e tyre nuk kanë qenë në këtë zonë dhe kanë fajësuar vetë rebelët.

Qindra njerëz janë vrarë prejse ka nisur rebelimi pro-rus në lindje të Ukrainës.

Një armëpushim i dobët, i cili ka zgjatur dhjetë ditë, ka marrë fund të hënën.

XS
SM
MD
LG