Ndërlidhjet

Sarkozy mohon se ka shkelur ligjin


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka mohuar se ka shkelur ligjin, pasi është akuzuar për vepra penale që lidhen me korrupsion.

Në një intervistë për radion Europe 1, Sarkozy ka thënë se “kurrë nuk ka bërë ndonjë veprim në kundërshtim me vlerat e Republikës Franceze apo në kundërshtim me ligjin”.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë “ndërhyrjen politike” në rastin e tij.

Sarkozy është akuzuar më 1 korrik për korrupsion dhe për ndikim në një hetim penal, pasi është marrë në pyetje për 15 orë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se paraardhësi i tij duhet të shihet si i pafajshëm derisa të mos shpallet fajtor.

XS
SM
MD
LG