Ndërlidhjet

Togo e njeh Kosovën shtet


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Togo e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Ky vendim sipas njoftimit të MPJ-së së Kosovës, i është bërë i ditur kryediplomatit kosovar, Enver Hoxhaj nga homologu i tij, Robert Dussey.

Sipas Ministrisë së Jashtme, kjo njohje tani e çon në 107 numrin e vendeve që njohin Kosovën si shtet të pavarur.

“Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e MPJ-së.

Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

XS
SM
MD
LG