Ndërlidhjet

logo-print

Vëzhgimet e NSA-së siguruan 100 arrestime


Shtabi qëndror i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane, NSA-së

Shtabi qëndror i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane, NSA-së

Një panel që ka shqyrtuar çështjet e privatësisë ka gjetur se të dhënat e Agjencisë së Sigurisë Amerikane (NSA), kanë siguruar 100 arrestime të personave që dyshohen për terrorizëm.

Raporti i publikuar i Bordit për Vëzhgimin e Privatësisë dhe të Drejtave Civile i jep përkrahje të madhe vëzhgimit elektronik sipas ligjit të njohur si Seksioni 702.

Aktivistët e të drejtave civile e kanë kritikuar raportin duke thënë se paneli ka dështuar që të marr në konsideratë implikimet e mbledhjes së të dhënave të gjëra ta NSA-së në dritën e zbulimeve nga dokumentet që janë ekspozuar nga ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edëard Snowden.

Pesë anëtarët e Panelit, të gjithë të caktuar nga Presidenti amerikan, Barack Obama, e kanë ekzaminuar programin e emërtuar “PRISM”, i cili mbledh të dhëna nga kompanitë e mëdha të internetit dhe burimeve të tjera.

Raporti ka thënë se rreth 15 raste kanë përfshirë disa lidhje me SHBA-të, ndërsa rreth 40 raste kanë përfshirë planifikime dhe operacione në vende të tjera.

Në janar të këtij viti, bordi i njejtë e ka kritikuar një program tjetër përmes së cilit, NSA ka mbledhur miliarda të dhëna përmes spiunimit të telefonatave në Amerikë.

XS
SM
MD
LG