Ndërlidhjet

Dy të vdekur në Mijanmar


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Dy persona janë vrarë gjatë dhunës në mes të budistëve dhe myslimanëve në qytetin e dytë më të madh të Mijanmarit, Mandalay, një polic i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP, në kushte anonimiteti.

Policia ka gjuajtur plumba gome për të shpërndarë qindra protestues të dhunshëm, disa prej të cilëve ishte të armatosur me shkopinj dhe thika.

Protestuesit e dhunshëm e kanë sulmuar një dyqan të një myslimani pas akuzave për dhunim, kanë thënë autoritetet.

Mijanmari është tronditur nga një valë e dhunës sektariane gjatë viteve të fundit.

Së paku 250 persona janë vrarë dhe dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë prejse ka shpërthyer dhuna në mes të komuniteteve,kryesissht duke pasur si cak myslimanët.

XS
SM
MD
LG