Ndërlidhjet

Bllokohen nëntokë 11 minatorë në Honduras


(Ilustrim)

(Ilustrim)

11 minatorë janë bllokuar në një minerë të palicencuar të arit në Honduras, kanë njoftuar zyrtarët.

Ata janë bllokuar në thellësi prej 80 metrash në qytezën jugore të El Corpusit, ka thënë Oscar Triminio, zëdhënës i zjarrëfikësve në kryeqytetin e Hondurasit.

Ekipet e shpëtimit nuk po mund të përdorin makineri të ndryshme për të nxjerrë minatorët pasi toka nën të cilën gjenden ata është jo stabile.

Për këtë arsye, shpëtimtarët po mundohen ta hapin tokën me duar.

Në fillim të kësaj jave, një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në të njejtën minierë.

XS
SM
MD
LG