Ndërlidhjet

Ka përfunduar transferimi i armëve kimike siriane


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Pentagoni ka thënë se transferimi i armëve kimike siriane nga një anije daneze në një anije amerikane është kompletuar në një nga portet jugore të Italisë.

Qindra ton të substancave kimike që përdoren për të prodhuar gazin sarin janë transferuar nga anija daneze, “Ark Futura” për në anijen amerikane, “Cape Ray” në portin italian, Gioia Tauro nën kushte të rrepta sigurie.

Siria është pajtuar që ta dorëzojë për shkatërrim armatimin e saj kimin vitin e kaluar.

Marrëveshja e cila e ka përkrahjen e Kombeve të Bashkuara dhe e hartuar nga SHBA-të dhe Rusia, ishte arritur pas kërcënimit amerikan për sulme ajrore si rezultat i përdorimit të gazit sarin në Damaskus.

Sekretari për media i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se procesi i i neutralizimit “do të marrë disa javë kohë për tu kompletuar”.

Banorët e Gioia Tauros, ndërkohë janë ankuar se nuk janë informuar rreth asaj që do të ndodhë dhe çfarë kemikate do të përfshihen.

XS
SM
MD
LG