Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet ish kryetari i Tbilisit


Ish kryetari i Tbilisit, Gigi Ugulava (ARKIV)

Ish kryetari i Tbilisit, Gigi Ugulava (ARKIV)

Ish udhëheqësi i kryeqytetit të Gjeorgjisë, Gigi Ugulava, është arrestuar në aeroportin e Tbilisit mëngjesin e sotëm derisa ai udhëtonte për në Kiev dhe Kishinev.

Ugulava, i cili është edhe udhëheqës i zyrës zgjedhore të partisë opozitare, “Lëvizja e Bashkuar Kombëtare” akuzohet për abuzim të madh të fondeve publike.

Më 2 korrik, gjykata e qytetit të Tbilisit, nuk e ka pranuar kërkesën që të paguhet kaucion prej mbi 28 mijë dollarëve, ndërsa ia ka marrë pasaportën dhe lejen e njoftimit atij.

Ugulava ka udhëtuar jashtë shtetit dhe është kthyer sërish në Gjeorgji prejse ndaj tij është ngritur akuzë penale në shkurt të vitit 2013.

Megjithatë, prokurorët pretendojnë se kësaj radhe Ugulava “nuk e kishte qëllim që të kthehej në Gjeorgji”.

Ugulava ka thënë se të gjitha akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG