Ndërlidhjet

Nisin bisedimet finale për programin bërthamor të Iranit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Bisedimet në mes të Iranit dhe fuqive botërore rreth programit bërthamor iranian kanë hyrë në fazën finale, me një maratonë finale të negociatave të vështira para se të skadojë afati këtë muaj.

Negociatorët nga Irani dhe P5+1, grup ky që përbehet prej SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Francës dhe Gjermanisë, kanë nisur sot në Vjenë me qëllimin e sigurimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse, më së largu deri më 20 korrik.

Grupi P5 +1 dëshiron që Irani të reduktojë programin e saj bërthamor me qëllim që të zvogëlojë frikën se Teherani është duke zhvilluar armatim bërthamor.

Irani në anën tjetër thotë se aktivitetet bërthamore të saj janë paqësore.

Para nisjes së bisedimeve, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka kërkuar grupit që të mos vëndos kushte të parsyeshme dhe të pa praneshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se grupi P5+1 ka propozuar “një seri të masave të arsyeshme dhe verifikueshme dhe që lehtë do të arriheshin për tu siguruar që Irani nuk po ndërton armë bërthamore” .

XS
SM
MD
LG