Ndërlidhjet

logo-print

Ekstradohet në Rusi, bosi i krimit


Bosi i krimit rus, Aleksandr Matusov

Bosi i krimit rus, Aleksandr Matusov

Autoritetet në Tajlandë e kanë ekstraduar për në Rusi një bos krimi të njohur që kërkohet në vendin e tij të lindjes me dyshimin se ka kryer vrasje dhe aktivitiete të tjera kriminale.

Zyrtarët e Komitetit Hetues dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm kanë thënë se Aleksandr Matusov, 52 vjeçar, është ekstraduar sot dhe se ai do të merret në pyetje menjëherë sapo të arrij në Moskë.

Matusov është arrestuar më 23 qershor nga autoritetet tajlandeze.

Rrjeti kriminal që dyshohet se ka lidhje me Matusovin, i njohur si “Grupi Shchyolkovo” është i njohur për vrasje, zhvatje dhe kidnapimeve që janë kryer në dhe përreth Moskës dhe Shën Peterburgut nga viti 1995 deri në vitin 2009.

Autoritetet ruse kanë lëshuar një urdhër arresti për Matusovin dhe pjesëtarët e tjerë të bandës me dyshimin se kanë vrarë pjesëtarë të një bande rivale në vitin 1996.

Zyrtarët tajlandez, kanë thënë se Matusovi fillimisht ka hyrë në shtetin e tyre në vitin 2009 dhe më pas është larguar për tu kthyer me një pasaport fallco armene.

XS
SM
MD
LG