Ndërlidhjet

1 vit nga largimi i Morsit, paralajmërohen protesta


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Autoritetet në Egjipt kanë shtuar masat e sigurisë në pritje të protestave të sotme, të cilat kanë për qëllim të shënojnë një vjetorin e largimit nga posti i presidentit të Muhammad Morsit prej ushtrisë egjiptiane.

Morsi, presidenti i parë egjiptian që ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, tani po përballet me disa akuza penale.

Në dhjetor, qeveria egjiptiane e ka shpallur si organizatë terroriste, “Vëllazërinë Myslimane” së cilës i takon edhe Morsi.

Raportohet se ushtarët janë duke krijuar pika kontrolli në rrugët që të çojn për në Kajro dhe jashtë objekteve të rëndësishme shtetërore.

Siguria është shtuar edhe në stacionet e metrove në Kajro, që javën e kaluar ishin cak i sulmeve me bomba.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Lindjes së Mesme, e ka cituar një zyrtar të sigurisë duke thënë se Sheshi Tahrir i Kajros do të rrethohet që të ndalohet mbajtja e protestave.

Alenca Kombëtare në Përkrahje të Legjitimitetit që udhëhiqet nga Vëllazëria Myslimane iu ka bërë thirrje përkrahësve të saj që të dalin në protestën e titulluar, “Dita e Tërbimit”.

XS
SM
MD
LG