Ndërlidhjet

Ukrainë: Emërohet ministri i ri i mbrojtes


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko (ARKIV)

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nominuar zyrtarë të rinj në postet kryesore të mbrojtjes së vendit.

Një njoftim i publikuar mbrëmë vonë, njofton për emërimin e Gjeneral Koloner Valeriy Heletey, si ministër i mbrojtjes dhe Gjeneral Lejtnant Viktor Muzhenko, si shef të stafit gjeneral të ushtrisë.

Poroshenko ka emëruar Yuri Kosyuk, një oligark nga sektori i bujqësisë dhe një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës si mbikqyrës të çështjeve të mbrotjes në administratën presidenciale.

Duke njoftuar për këto emërime, Poroshenko ka premtuar që ta “pastroj ushtrinë nga hajdutët dhe batakçitë”.

Ai është zotuar se do e luftojë korrupcionin brenda forcave të armatosura të shtetit, të cilat në lindje të Ukrainës po luftojnë kundër separatistëve pro rusë.

Emërimet duhet të aprovohen nga parlamenti fillimisht.

XS
SM
MD
LG