Ndërlidhjet

Jahjaga uron Obamën për 4 korrik


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar presidentin amerikan, Barack Obama pë fetsën kombëtare të 4 korrikut, pervjetorin e pavarësisë së SHBA-ve.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh urimet më të përzemërta ju dhe popullit Amerikan, në këtë përvjetor të shpalljes së pavarësisë”, shkruan në urimin e presidentes Jahjaga.

Urimi vazhdon më teje duke thënë se “Shtetet e Bashkuara i kanë sjellë paqe, liri dhe demokraci kombeve dhe popujve në mbarë botën, me besimin e tyre se liria duhet të gëzohet nga të gjithë. Dedikimi i juaj ndaj këtyre vlerave na inspiron të gjithëve që të vazhdojmë ti përforcojmë këto ideale”.

Presidentja Jahjaga gjithashtu i ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që Kosova e merr nga ky shtet duke shkruar se “ne do të mbesim përgjithëmonë falënderues për mbështetjen dhe për mundësinë që qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë dhe në paqe”.

XS
SM
MD
LG