Ndërlidhjet

logo-print

Sulme të reja në mes të Izraelit dhe militantëve islamik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 11 persona janë plagosur sot kur Izraeli e ka sulmuar Gazan si përgjigje ndaj sulmeve me raketa të militantëve islamik.

Një nga të plagosurit raportohet se është në gjendje të rëndë.

Sulmet e Izraelit janë kryer para agimit, si pëgjigje ndaj mbi 10 sulmeve me raketa të militantëve që e kanë goditur pjesën jugore të Izraelit.

Associeted Press e ka cituar një zyrtar të mbrojtjes duke thënë se Izraeli ka nisur trupa përforcuese drejt kufirit të saj me Rripin e Gazës, pas intensifikimit të sulmeve me raketa.

Ndërkohë, qindra palestinezë kanë organizuar protesta të dhunshme në pjesën lindore të Jerusalemit gjatë natës, pasi një adoleshent palestinez është vrarë në atë zonë, dy ditë pasi në Bregun Perëndimor janë gjetur trupat e pajetë të tre adoleshentëve izraelitë.

Vrasja e 17 vjeçarit, Muhammed Abu Khdair, palestinez po konsiderohet si hakmarrje, ndërsa kjo vrasje është dënuar nga liderët palestinez dhe ata të shtetit të Izraelit.

XS
SM
MD
LG