Ndërlidhjet

Vazhdojnë luftimet në Ukrainë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Forcat e qeverisë ukrainase janë duke vazhduar me ofenzivën e tyre kundër separatistëe pro rus në lindje të vendit, derisa presidenti Petro Poroshenko ka vendosur të bëjë ndryshime në ushtri.

Një granatë sot ka dëmtuar një nga postblloqet ruse në kufi me Ukrainën, derisa kanë vazhduar luftimet pas armëpushimit 10 ditor që skadoi më 30 qershor.

Ndërkohë në Berlin, ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës janë pajtuar mbrëmë vonë që të punojnë në hartimin e një armëpushimi tjetër.

Për këtë pushim negociatat pritet të nisin më së largu më 5 korrik.

Ndërkohë, presidenti Petro Poroshenko ka njoftuar për emërimin e Gjeneral Kolonel, Valeriy Heletey, që më parë udhëhiqte shërbimin e truprojeve për personat e rëndësisë së lartë, si ministër të ri të mbrojtjes, dërsa Gjeneral Lejtnant, Viktor Muzhenko, një ushtar i karrierës i trajnuar gjatë Bashkimit Sovjetik, është emëruar si shef i stafit të ushtrisë.

Në njoftimin për këto emërime, Poroshenko ka premtuar se do “ta pastrojë ushtrinë nga hajdutët dhe batakçinjët”.

Emërimet e presidentit duhet të aprovohen nga parlamenti.

XS
SM
MD
LG