Ndërlidhjet

BIK dënon përdhosjen e bustit të Skënderbeut


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës e ka dënuar përdhosjen e bustit të heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu në Kaçanik.

Sipas një njoftimi të BIK-ut, “përdhosja, ofendimi, urrejtja dhe gjuha e kontaminuar janë të pa pranueshme për çdo shoqëri, e aq më tepër për ne”.

“Përdhosjen e figurës së Skënderbeut e konsiderojmë një akt të ulët dhe tentim për të përdhosur historinë dhe të kaluarën tonë të lavdishme” thotë më tej njoftimi i kryesisë së BIK-ut.

Njoftimi më tutje vlerëson se gjatë historisë, populli shqiptar “me përkushtim ka ruajtur e çmuar figurat e shquara historike, të cilat janë vlera mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë”.

“Tentimi i interpretimit të historisë mbi baza fetare është çështje e tejkaluar nga Rilindësit tonë të shquar. BIK mbet e përkushtuar në kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit, harmonisë e respektit si vlerat të kombit tonë e si mësime të fesë islame dhe feve të tjera të popullit tonë”, thuhet në fund të komunikatës së kryesisë së BIK-ut.

XS
SM
MD
LG