Ndërlidhjet

Gjykata Evropiane dënon deportimin e gjeorgjianëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka dënuar Rusinë për deportimin masiv të gjeorgjianëve në vitin 2006.

Gjykata me bazë në Strasburg ka bër ëpublik sot verdiktin që thotë se largimi ka qenë “arbitrar” dhe ka shkelur Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjykata e ka miratuar pretendimin e Gjeorgjisë se autoritetet ruse e kanë implementuar një “politikë të koordinuar për arrestimin, parabugosjen dhe largimin e nënshtetasve të Gjeorgjisë” që jetojnë në Rusi.

Qeveria e Gjeorgjisë ka thënë se mbi 4600 urdhëra të largimit janë dhënë nga Rusia në periudhën nga shtatori i vitit 2006 deri në janar të vitit 2007.

Në këtë kohë janë paraburgosur më shumë se 2300 persona të cilët më pas janë larguar nga shtetit me forcë.

Fushata e përjashtimit ka ndodhur dy vjet pas luftës së shkurtër në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë rreth territoreve separatiste gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

XS
SM
MD
LG