Ndërlidhjet

Ashton takohet me Zarifin në Vjenë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ministri i jashtëm i Iranit, Javad Zarif, është takuar sot me shefen për politiktë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton në Vjenë derisa Irani dhe gjashtë fuqi botërore kanë filluar një rund të ri të negoviatave për proramin bërthamor të Iranit. Qëllimi i këtyre negociatave është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse deri më 20 korrik.

Zëdhënësi i Ashtonit, Michael Mann, ka thënë se atmosfera gjatë bisedimeve në Vjenë është “shumë serioze dhe shumë e përkushtuar”.

Ai ka thënë se të gjitha palët janë përgatitur që të negociojnë për aq kohë sa duhet për të arritur një marrëveshje të mirë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania duan që Irani të reduktojë programin e saj bërthamor për të hequr kështu shqetësimin se është duke ndërtuar armatim bërthamor.

Irani në anën tjetër thotë aktivitetet e saj bërthamore janë për qëllime paqësore.

Ndërkohë, shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka thënë sot se bisedimet në Vjenë duhet të përfshijnë edhe shqetësimet për të drejtat e njeriut në Iran.

XS
SM
MD
LG