Ndërlidhjet

logo-print

Iraku thotë nuk e braktisi kufirin me Arabinë Saudite


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Iraku e ka hedhur poshtë se trupat e saj kanë braktisur postet përgjatë kufirit me Arabinë Saudite.

Zyrtarët ushtarak kanë thënë sot se fronti është “tërësisht nën kontroll” nga trupat kufitare irakiane.

Më herët, televizioni arabik, Al Arabiya ka raportuar se Riadi ka dërguar 30 mijë ushtarë përgjatë kufirit prej 800 km më Irakun pasi ushtarët e kësaj të fundit janë larguar.

Lajmi është bërë publik derisa “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti”, një grup i ndarë nga Al Kaida, ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në pjesën veriore dhe perëndimore të Irakut.

Më 3 korrik, forcat e sigurisë ende kanë qenë duke luftuar kundër luftëtarëve të ISIL-it në Tikrit, ndonëse ofenzivën kundër tyre e kanë nisur që një javë.

Më 2 korrik, kryeministri Nuri al Maliki ka ofruar amnisti për të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në aksione kundër shtetit, por duke përjashtuar ata që janë përgjegjës për vrasje.

XS
SM
MD
LG