Ndërlidhjet

ISIL-i liron disa pengje turke


Militantë të ISIL-it
Militantë të ISIL-it

Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti (ISIL) ka liruar 32 shoferë turq të kamionëve që ka rrëmbyer muajin e kaluar, gjatë marrjes së kontrollit në Mosul të Irakut.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka konfirmuar lirimin.

Shoferët janë dorëzuar tek autoritetet në rajonin autonom kurd të Irakut.

Militantët e ISIL-it kanë rrëmbyer edhe 49 turq të tjerë kur kanë sulmuar konsullatën turke në Mosul, në muajin qershor, përfshirë konsullin, pjesëtarët e stafit, rojet dhe tre fëmijë.

Ende nuk ka ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre.

ISIL-i, grup i ndarë nga Al Kaida, ka shpallur kalifat në territoret që ka pushtuar në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG