Ndërlidhjet

Tragjedia “Bullgaria”: Të 5 të pandehurit, fajtorë


Në kujtim të viktimave të tragjedisë "Bullgaria"...
Në kujtim të viktimave të tragjedisë "Bullgaria"...

Një gjykatë në Kazan, kryeqytetin e Republikës Ruse të Tatarstanit, ka shpallur fajtorë të pesë të pandehurit në një rast të profilit të lartë, që përfshin fundosjen e një anijeje të mbipopulluar turistike në vitin 2011.

Anija “Bullgaria” është mbytur në lumin Vollga më 10 korrik të vitit 2011, duke shkaktuar vdekjen e 122 personave, përfshirë dhjetëra fëmijë.

Të pandehurit përfshijnë drejtorin e kompanisë që ka pasur me qira anijen, ndihmësin e parë të kapitenit të anijes dhe zyrtarë rajonalë të sigurisë detare.

Kapiteni i anijes ka vdekur në tragjedi.

Prokurorët kanë kërkuar dënime midis gjashtë dhe 14 ½ vjet burgim.

Tragjedia “Bullgaria” ka qenë fatkeqësia më e rëndë ujore në Rusi në disa dekada.

XS
SM
MD
LG