Ndërlidhjet

Viktima në përvjetorin e përmbysjes së Morsit


Kajro - foto arkivi

Kajro - foto arkivi

Disa bomba kanë shpërthyer në Kajro, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë në përvjetorin e parë të përmbysjes së presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Burimet zyrtare thonë se një bombë ka shpërthyer pranë pallatit presidencial në verilindje të Kajros, ndërsa një tjetër në qarkun Kerdasa.

Së paku dy njerëz janë raportuar të vrarë.

Morsi, presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në mënyrë demokratike, është përmbysur nga ushtria vetëm pas një viti në pushtet.

Ai tani po gjykohet për akuza të shumta penale.

XS
SM
MD
LG