Ndërlidhjet

ISIL uzurpon fushën më të madhe të naftës në Siri


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Aktivistët thonë se luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) kanë marrë nën kontroll fushën më të madhe të naftës në Siri, pranë kufirit me Irakun.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se ISIL-i ka pushtuar fushën e naftës Al-Omar në lindje të provincës Deir el-Zour, pas tërheqjes së një grupi rival rebel.

Sipas burimit të njëjtë, Fronti Nusra ka lënë pozicionet e tij pa hapur zjarr.

Me uzurpimin e fushës Al-Omar, ISIL-i tani kontrollon shumicën e fushave të naftës dhe gazit në Deir el-Zour.

XS
SM
MD
LG