Ndërlidhjet

HRW: Ndalimi i burkës është diskriminim


Logo e HRW-së

Logo e HRW-së

Human Rights Watch thotë se vendimi i Gjykatës Evropaine për të Drejtat e Njeriut për të miratuar ndalesën e Francës për mbulimin e plotë të fytyrës është diskriminues dhe shkel të drejtat e grave myslimane.

Gjykata, më 1 korrik, ka thënë se ndalesa e burkës në publik nuk shkel liritë fetare dhe ka për qëllim të sigurojë respektimin e vlerave themelore demokratike.

Human Rights Watch, megjithatë, e ka përshkruar vendimin si “zhgënjyes”.

Franca ka pakicën më të madhe myslimane në botë, që arrin në pesë milionë banorë.

XS
SM
MD
LG