Ndërlidhjet

Rusia dhe Transdniesteri thellojnë bashkëpunim


Rogozin (d) dhe Shevchuk (m)

Rogozin (d) dhe Shevchuk (m)

Rusia dhe rajoni separatist i Moldavisë, Transdniester, kanë thënë se kanë nënshkruar disa marrëveshje për të minimizuar ndikimin e lidhjeve të reja të Kishinevit me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, dhe lideri i Transdniesterit, Yevgeny Shevchuk, kanë mbikëqyrur nënshkrimin e marrëveshjeve që mbulojnë ekonominë, tregtinë, transportin, bujqësinë dhe shkencën.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se thellimi i bashkëpunimit është veçanërisht i rëndësishëm për shkak “të kushteve rajonale dhe ekonomike që kanë nisur të komplikohen”.

Shevchuk ka thënë se lidhjet më të mëdha të Moldavisë me Bashkimin Evropian do të sjellin më shumë dëme sesa dobi.

Parlamenti i Moldavisë ka ratifikuar marrëveshjen e asociimit me BE-në më 2 korrik, pavarësisht kundërshtimeve të Moskës.

XS
SM
MD
LG