Ndërlidhjet

Siria bombardon zonat kufitare me Irakun


Ilustrim

Ilustrim

Avionët sirianë kanë bombarduar zonat kufitare midis Sirisë dhe Irakut, duke vrarë tre civilë irakianë.

Bombardimet vijnë derisa luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL) po bëjnë përpjekje të forcohen në disa pjesë të kufirit që ndan dy vendet.

Në një tjetër zhvillim, zyrtarët ushtarakë të Irakut kanë mohuar se rojet kufitare të këtij vendi janë tërhequr nga kufiri me Arabinë Saudite.

Ky mohim vjen pasi transmetuesi me seli në Dubai, Al-Arabya, ka raportuar se Riadi ka vendosur 30,000 ushtarë përgjatë kufirit 800-kilometërsh, pasi forcat irakiane janë tërhequr.

XS
SM
MD
LG