Ndërlidhjet

Kievi premton rikthimin e Krimesë


Krime
Krime

Ministri i ri i Mbrojtjes i Ukrainës, Valeriy Heletey, ka premtuar se ushtria do të rimarrë Krimenë dhe do të rikthejë integritetin territorial të vendit.

“Do të ketë paradë të fitores në Sevastopolin e Ukrainës”, ka thënë ai duke iu adresuar Parlamentit në Kiev.

Rusia ka aneksuar gadishullin, me shumicë rusishtfolëse, në muajin mars, pas një referendumi kontrovers.

Në lindje të Ukrainës, ofensiva qeveritare kundër separatistëve pro-rusë është duke vazhduar.

Që nga rinisja e “operacionit antiterrorist” dy ditë më parë, së paku pesë ushrarë ukrainas janë vrarë dhe 28 janë plagosur.

XS
SM
MD
LG