Ndërlidhjet

logo-print

Biden dhe Poroshenko, për armëpushimin


Luhansk, Ukrainë

Luhansk, Ukrainë

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët kanë diskutuar rreth përpjekjeve diplomatike për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Biden po ashtu ka kërcënuar me sanksione të reja kundër Rusisë, nëse ajo nuk ndalon së mbështeturi separatistët.

Armëpushimi i shpallur njëanshëm nga Poroshenko ka skaduar këtë javë, pasi është shkelur vazhdimisht nga rebelët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG