Ndërlidhjet

Modi më i ndjekuri në Twitter pas Obamës


Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është bërë udhëheqësi i dytë më i ndjekur në Twitter, pas presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Me 5.1 milionë ndjekës, Modi ka tejkaluar presidentin e Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, i cili ka 5.09 ndjekës.

Megjithatë, Modi, 63 vjeç, qëndron shumë larg Obamës, i cili ka 43.9 milionë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare.

XS
SM
MD
LG