Ndërlidhjet

Franca rrit kontrollin në fluturimet drejt SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Franca ka rritur sigurinë në fluturimet drejt Shteteve të Bashkuara, pas shqetësimeve të SHBA-së se Al Kaida është duke bërë përpjekje të zhvillojë një lloj të ri të bombës, që mund të mos detektohet në aeroporte.

Administrata Obama, këtë javë, ka bërë thirrje për masa më të rrepta të sigurisë në aeroportet e huaja që kanë fluturime direkte për SHBA.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Francës ka thënë sot se ka rritur masat e sigurisë për “periudhën e verës”.

Agjencia ka thënë se masat mund të shkaktojnë vonesa në fluturime.

Zyrtarët francezë nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Të enjten, edhe Britania ka njoftuar se ka rritur masat e sigurisë në aeroporte.

XS
SM
MD
LG