Ndërlidhjet

Kievi thotë se ka vrarë 150 separatistë


Donjeck

Donjeck

Një zëdhënës i operacionit ushtarak në lindje të Ukrainës ka thënë se forcat qeveritare kanë vrarë 150 militantë pranë qytetit Mikolaivka, në rajonin e Donjeckut.

Oleksiy Dmytrashkivskiy ka thënë se një ushtar ukrainas është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në luftimet që kanë nisur mbrëmjen e tre korrikut.

Në një tjetër zhvillim, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar në telefon me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, rreth përpjekjeve diplomatike për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Biden po ashtu ka kërcënuar me sanksione të reja kundër Rusisë, nëse ajo nuk ndalon së mbështeturi separatistët.

XS
SM
MD
LG