Ndërlidhjet

Putin i uron Obamës 4 Korrikun


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara në mesazhin e urimit për presidentin Barack Obama, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Sipas Kremlinit, Putini po ashtu ka theksuar se “Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, si vende që mbajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare, duhet të bashkëpunojnë në interes të gjithë botës”.

Rusia dhe SHBA-ja kanë pasur marrëdhënie të ftohta për muaj të tërë. Ato janë përkeqësuar pasi Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars.

Uashingtoni nuk ka ambasador në Moskë qysh në muajin shkurt, kur Michael McFaul ka dhënë dorëheqje.

XS
SM
MD
LG