Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet me burg ish-shefi për media i Cameronit


Andy Coulson

Andy Coulson

Ish-shefi për media i kryeministrit britanik, David Cameron, Andy Coulson, është dënuar me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në përgjimin e telefonave nga gazetarët e tabloidit “News of the World”, të cilin ai e ka redaktuar.

Coulson, redaktor në këtë tabloid nga viti 2003 deri më 2007, është shpallur fajtor javën e kaluar.

Gjykata në Londër ka liruar nga të gjitha akuzat e ngjashme redaktoren tjetër, Rebekah Brooks.

Skandali ka çuar në mbylljen e tabloidit, pronar i të cilit ka qenë Rupert Murdoch, si dhe ka shkaktuar një hetim penal, gjatë të cilit janë arrestuar dhjetëra gazetarë dhe zyrtarë.

XS
SM
MD
LG