Ndërlidhjet

LDK-AAK-Nisma paralajëmron PDK-në kundër “shantazheve”


Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dheFatmir Limaj
Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dheFatmir Limaj

Koalicioni LDK-AAK-Nisma konsideron se retorika e përdorur ditëve të fundit nga PDK-ja “është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe votës së lirë.”

“Duam të përkujtojmë PDK-në se institucionet e reja nuk mund të krijohen me metoda klandestine, shantazhe e as presione ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të popullit. Asnjë parti politike nuk është e obliguar që kundër vullnetit të saj të krijojë partneritet me PDK-në, në mënyrë që t’ia sigurojë asaj shumicën parlamentare”, thuhet në reagimin e tri partive politike.

“Insistimi i zyrtarëve të lartë të PDK-së, të cilët mbajnë edhe funksione të larta të shtetit, për mandatim të dyfishtë të PDK-së, jo vetëm që është konstatim i pasaktë dhe i pandershëm, por është presion i pastër ndaj presidentes dhe diskrecionit të saj të përcaktuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, vijon reagimi i Koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ky i fundit po ashtu fton Partinë Demokratike që “t’i respektojë proceset shtetformuese të Kosovës dhe të njohë realitetin politik në Kosovë”.

XS
SM
MD
LG