Ndërlidhjet

logo-print

Forcat irakiane vrasin 30 militantë


Baiji, Irak

Baiji, Irak

Zyrtarët irakianë kanë thënë se sulmet ajrore kanë vrarë 30 kryengritës që kanë bërë përpjekje të marrin kontrollin e rafinerisë më të madhe në Irak.

Sabah al-Nuaman, zëdhënës i shërbimit anti-terrorizëm të Irakut, ka thënë se sulmet ajrore kanë pasur në shënjestër luftëtarët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, të cilët për javë të tëra kanë luftuar për kontrollin e rafinerisë Baiji, e cila ndodhet rreth 250 kilometra në veri të Bagdadit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar mbështetjen e tyre për një Irak të bashkuar, pasi lideri i rajonit kurd të Irakut ka bërë thirrje për referendum për pavarësi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Uashingtoni beson se “Iraku është më i fuqishëm nëse është i bashkuar”.

XS
SM
MD
LG