Ndërlidhjet

Pillay e shqetësuar për civilët në Ukrainë


Navi Pillay
Navi Pillay

Shefja për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay, ka thënë se luftimet në lindje të Ukrainës janë duke vënë civilët në rrezik gjithnjë e më të madh.

Pillay ka thënë se që nga përfundimi i armëpushimit më 30 qershor, misioni monitories i OKB-së në Ukrainë ka raportuar për disa raste të vrasjes së njerëzve në Donjeck dhe Luhansk.

Pillay po ashtu ka thënë se është e shqetësuar nga gjuha e urrejtjes.

Ajo ka thënë se është veçanërisht e shqetësuar me mesazhin e një lideri të republikës së vetëshpallur të Donjeckut, i cili ka thënë se “të miturit dhe gratë janë objektiva legjitime” dhe se “qëllimi është që t’i zhysim ata në tmerr”.

XS
SM
MD
LG