Ndërlidhjet

logo-print

Ngrihet aktakuzë kundër Naser Kelmendit


Naser Kelmendi

Naser Kelmendi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Naser Kelmendi.

Sipas njoftimit për media, i pandehuri akuzohet për disa vepra penale, duke përfshirë: krimin e organizuar, vrasjen e rëndë, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm.

Naser Kelmendi është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

XS
SM
MD
LG